Van Dijk: Kundërshtarët janë më të motivuar kundër Liverpool, por jemi të vendosur ta mbrojmë titullin

Virgil Van Dijk ka paralajmëruar shokët e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Sport

27/07/2020 13:16

Liverpool do të ketë një detyrë të vështirë në sezonin 2020/2021, kur duhet të mbrojnë titullin e kampionit të fituar këtë vit.

Van Dijk thotë se do të jetë e vështirë pasi tani me Liverpool si kampion, rivalët do të jenë më të motivuar të luajnë kundër tyre.

Përkundër kësaj, holandezi thotë se skuadra janë të vendosur që të mbrojnë titullin e kampionit.

“Mendoj se momenti më i mirë është triumfi në Premierligë. Ka qenë ëndërr e madhe e imja të bëj këtë rrugë dhe mendoj se për të gjithë ne, për këtë klub të bukur, është e jashtëzakonshme dhe kjo na shtynë edhe më shumë për të mbrojtur titullin”, ka thënë Van Dijk, transmeton lajmi.net.

“Do të jetë e vështirë, skuadrat do të përmirësohen, të gjithë duan të na mposhtin pasi jemi kampionët. Do të jetë sfidë e re por ne duhet të shohim përpara”, ka shtuar holandezi.

Liverpool ka fituar titullin e kampionit për herë të parë në 30 vitet e fundit. Van Dijk ishte nga akterët kryesor në këtë triumf. /Lajmi.net/