Valverde publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Valencian – Ku është Messi?

Trajneri i Barcelonës, Valverde, ka publikuar listën me lojtarët që do të përbëjnë skuadrën për ndeshjen kundër Valencias.

Sport

13/09/2019 20:29

Në kuadër të xhiros së katërt në La Liga, Barcelona dhe Valencia do të vihen përballë njëra tjetrës, raporton lajmi.net.

Skuadra katalane do të jetë nikoqire e Valencias, në kërkim të tri pikëve, pas një starti jo edhe aq të mirë në La Liga.

Edhe në këtë ndeshje, skuadra e Valverde nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Lionel Messi, i cili nuk përfshihet në skuadër.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell emëroren e Valverde për ndeshjen ndaj Valencias. /Lajmi.net/