Valon Syla: Po vjen Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave

Gazetari Valon Syla ka reaguar pas ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

Lajme

12/02/2021 16:30

Syla përmes një postimi në Facebook ka shkruar se po vjen Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave, sipas tij, për ta çliruar Kosovën.

“Po vjen Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave (UÇG), me na çliru Republikën e Lirë të Kosovës.

Brigada e Kuqe 134, Autobusi Karl Marx nga UjstBurgu.

Brigada e Kuqe 112, Aeroplani Fridrich Engels nga HajmBurgu…… rrugës për në atdheun e kapur bërtitnin UÇG, VV…”, ka shkruar Syla.

Kujtojmë se jemi vetëm dy ditë larg nga zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në vend

Po vjen Ushtria Çlirimtare e Gërrnaçave (UÇG), me na çliru Republikën e Lirë të Kosovës.
Brigada e Kuqe 134, Autobusi…

Posted by Valon A. Syla on Friday, February 12, 2021