Valon Syla demanton lajmin se do të jetë opinionist në BBVK3

Valon Syla, ka demantuar lajmin i cili qarkulloi sot rreth pjesëmarrjes së tij në Big Brother Vip Kosova 3 si analist. Syla përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook tha se oferta për të qenë pjesë e këtij formati si analist i ishte bërë por që nuk kishin arritur marrëveshje për shkak…

ShowBiz

08/10/2024 16:41

Valon Syla, ka demantuar lajmin i cili qarkulloi sot rreth pjesëmarrjes së tij në Big Brother Vip Kosova 3 si analist.

Syla përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook tha se oferta për të qenë pjesë e këtij formati si analist i ishte bërë por që nuk kishin arritur marrëveshje për shkak të financave.

“Po e shkruaj një qëndrim publik për ti sqaruar disa gjêra lidhur me Big Brother edicionin 3, sepse po sillen lajme të pa sakta. “Po kam pas oferte per te qene analist ne BBVK nga produkcioni dhe drejtori i Klan Kosovës dhe kemi negociuar një kohë, por disa nga bisedimet teknike e finaciare qe i kemi pasë nuk kemi arrite me u marrë vesh”, ka shkruar Syla.

Tutje ai tha se një arsye tjetër ka të bëjë edhe me zgjedhjet e datës 9 shkurt gjë për të cilën thotë se është një angazhim i madh për të.

Derisa potencoi edhe një herë në fund se nuk është arritur marrëveshja për spektaklin e BBVK3.

“Poashtu janë edhe zgjedhjet me 9 shkurt, dhe angazhimi është i madh për mua që nuk na dha shumë elasticitet të merremi vesh. Kështu që nuk kemi arritur të merremi vesh në fund për këtë spektakël. Kjo eshte e verteta lidhur me kete projekt. Paçin fat ata e na e na priftë e mbara”, përfundoi ai. /Lajmi.net/