Valon Peci, vëllai i Faton Pecit, garon për deputet nga lista e VV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Në mesin e 110 kandidatëve të kësaj partie është edhe Valon Peci, vëllai i kryetarit të Mitrovicë dhe ish-ministrit të Bujqësisë në Qeverinë Kurti, Faton Peci. Valon Peci është renditur i 72-ti në listën zgjedhore të LVV-së dhe, sipas…

Lajme

14/05/2026 10:34

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Në mesin e 110 kandidatëve të kësaj partie është edhe Valon Peci, vëllai i kryetarit të Mitrovicë dhe ish-ministrit të Bujqësisë në Qeverinë Kurti, Faton Peci.

Valon Peci është renditur i 72-ti në listën zgjedhore të LVV-së dhe, sipas raportimeve, ai është përfshirë në listë si propozim nga Guxo.

Publikimi i listës së kandidatëve nga LVV-ja vjen në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, ku partitë politike tashmë kanë prezantuar emrat që do të garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/