22 vjeçarja nga Vushtrria shpallet në kërkim, dyshohet për shitje të drogave
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua. Bëhet fjalë për Blerina Malokun, e lindur në vitin 2004. Maloku sipas policisë kërkohet për veprën: Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. E njëjta theksohet të jetë e regjistruar me vendbanim në fshatin Samadraxhë në Vushtrri, transmeton lajmi.net. Kërkesa…
Lajme
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua.
Bëhet fjalë për Blerina Malokun, e lindur në vitin 2004.
Maloku sipas policisë kërkohet për veprën: Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
E njëjta theksohet të jetë e regjistruar me vendbanim në fshatin Samadraxhë në Vushtrri, transmeton lajmi.net.
Kërkesa për shpalljen ne kërkim është bërë ne autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, departamenti i Krimeve të Rënda.
Njoftimi i plotë:
Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, e dyshuara shpallet në KËRKIM nga Policia e Kosovës, referuar autorizimit të Prokurorisë drejtuar Policisë së Kosovës, Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë që të publikojë fotografitë e të pandehurës nën dyshimin e bazuar se e njëjta, duke vepruar si bashkëkryerës ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Personi që kërkohet është:
BLERINA MALOKU e lindur me 21.02.2004, shqiptare/kosovare me vendbanim në fshatin Samadrexhë-Vushtrri./Lajmi.net/