ASHAK dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë nderojnë Rugovën me konferencë shkencore
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizojnë sot konferencën shkencore me titull “Ibrahim Rugova – Shkrimtari, Intelektuali, Presidenti”. Konferenca ndërkombëtare i kushtohet jetës, veprës dhe trashëgimisë intelektuale e politike të ish-presidentit historik të Kosova, Ibrahim Rugova. Sipas organizatorëve, aktiviteti do të mbledhë studiues, akademikë, shkrimtarë dhe personalitete…
Lajme
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizojnë sot konferencën shkencore me titull “Ibrahim Rugova – Shkrimtari, Intelektuali, Presidenti”.
Konferenca ndërkombëtare i kushtohet jetës, veprës dhe trashëgimisë intelektuale e politike të ish-presidentit historik të Kosova, Ibrahim Rugova.
Sipas organizatorëve, aktiviteti do të mbledhë studiues, akademikë, shkrimtarë dhe personalitete të jetës publike nga vendi dhe bota, të cilët do të trajtojnë dimensionin letrar, kulturor, politik dhe diplomatik të veprës së Rugovës.
Në konferencë pritet të diskutohen edhe roli dhe ndikimi i Rugovës në historinë moderne shqiptare, si një nga figurat më të rëndësishme politike dhe intelektuale shqiptare.
Ngjarja mbahet në Sallën e Akademisë në Prishtinë. /Lajmi.net/