Valencia transferoi futbollistin e gabuar

Në çmendurinë e ditës së fundit të afatit kalimtar, është lehtë të gjeni klubi që e kanë humbur udhën në përpjekje të arrijnë marrëveshje, ku shumica kërkojnë më tepër se një futbollist. Por, klubi nga La Liga, Valencia ka ditur të punojë më mirë në të kaluarën pasi kanë postuar një fotografi në rrjetin social…

Sport

01/02/2014 09:42

Në çmendurinë e ditës së fundit të afatit kalimtar, është lehtë të gjeni klubi që e kanë humbur udhën në përpjekje të arrijnë marrëveshje, ku shumica kërkojnë më tepër se një futbollist.

Por, klubi nga La Liga, Valencia ka ditur të punojë më mirë në të kaluarën pasi kanë postuar një fotografi në rrjetin social Twitter duke prezantuar gabimisht një prej përforcimeve të saj.

Klubi e angazhoi qendërmbrojtësin zviceran Philippe Senderos nga Fulham në marrëveshje të befasishme dhe duket se kjo befasoi edhe më tepër klubin duke publikuar një fotografi të Brede Handeland.

Postimi ishte pa dyshim i gabuar por me Senderosin i cili nuk është se ka kaluar aventura të suksesshme në Angli, ndoshta Valencia e angazhoi futbollistin e gabuar?