Valencia sikur në Superligën e Kosovës, akuzon për vjedhje në Madrid – reagon Pique

Real Madrid po triumfon me rezultatin 1:0 ndaj Valencias.

Sport

08/01/2022 22:11

Derisa po luhet minuta e 50’ e takimit Real Madrid – Valencia, kemi parë një gol të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Vendimet e gjyqtarit po konsiderohen si kontroverse në këtë ndeshje, përcjell lajmi.net.

Faqja zyrtare e Valencias ka shkruar në Twitter se “Vjedhja në Madrid ka filluar të bëhet e përsëritshme.”

Ata kanë etiketuar edhe ‘La Casa De Papel’ në këtë postim, serial që flet për vjedhje të mëdha të bankave.

Këtij postimi i ka reaguar Pique, duke shkruar “Mos fol me zë të lartë, sepse mund të të sanksionojnë për këtë.” /Lajmi.net/