Valdrin Sahiti e pranon se shteti i dha pasaportë diplomatike: Pse a nuk e meritoj a?

Disenjatori Valdrin Sahiti ka mundur të marrë pasaportë diplomatike nga shteti. Pasaportën me të cilën zakonisht pajisen politikanët, diplomatët e shtetit dhe familjarët e tyre, Sahiti e ka pranuar vetë se e ka marrë tashmë.

Lajme

09/06/2022 08:24

“Pse a s’e meritoj a?”, i thotë ai Besim Dinës, në një promo të emisionit Oxygen, kur pyetet për këtë çështje.

Ai kujdeset për dukjen e presidentes Vjosa Osmani, e cila edhe si kryeparlamentare, edhe si shefe e shtetit, gjithmonë është kujdesur ta promovojë Valdrin Sahitin.

Për 5 vjet, Valdrin Sahiti ka arritur ta sigurojë pasaportën diplomatike me rekomandim të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Presidentja Osmani së fundmi ishte në një sfilatë të organizuar nga Valdrin Sahiti. E para e shtetit foli fjalë të mëdha për të, duke e veçuar sidomos këmbënguljen e tij në arritjen e qëllimeve. Këtu, si shembull, tha se ka arritur ta bindte që t’i bënte flokët e drejta pas 12 vjetëve.