Valdete Daka: Albin Kurti nuk mund ta tentojë sërish formimin e qeverisë me të njëjtin emër

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka të drejtë të tentojë përsëri formimin e qeverisë me të njëjtin emër pas një dështimi të mundshëm në Kuvend. Daka tha se një tentim i tillë do të ishte në kundërshtim me praktikat kushtetuese, duke theksuar se vetëm nëse paraqet…

Lajme

02/11/2025 21:11

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka të drejtë të tentojë përsëri formimin e qeverisë me të njëjtin emër pas një dështimi të mundshëm në Kuvend.

Daka tha se një tentim i tillë do të ishte në kundërshtim me praktikat kushtetuese, duke theksuar se vetëm nëse paraqet një kandidat tjetër dhe siguron shumicën prej 61 votash, procesi mund të vazhdojë, raporton lajmi.net

“Me të njëjtin emër, jo. Unë konsideroj që jo. Mund të sjellë një emër tjetër, por duhet të japë prova të sigurta që i ka 61 vota. Duhet të tregojë në takim me presidenten se nga cilat parti dhe cilët emra ka mbështetje, dhe pastaj të sigurojë se do t’i ketë 61 vota edhe ditën e votimit,” tha Daka për RTV Dukagjini/Lajmi.net/