Vaksina Pfizer është e sigurt tek fëmijët e kësaj grupmoshe

Vaksina e Pfizer-it është e autorizuar për moshat 16 vjeç e lart.

Fun

01/04/2021 12:52

Kompania Pfizer tha se vaksina e saj për koronavirusin është e sigurt dhe me aftësi të fuqishme mbrojtëse tek fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç, shkruan “VOA”.

Njoftimi i bërë të mërkurën shënon një hap drejt fillimit të vaksinimeve për këtë grupmoshë përpara vitit të ardhshëm shkollor, transmeton lajmi.net.

Shumica e vaksinave për koronavirusin që përdoren në të gjithë botën janë për të rriturit, që kanë rrezik më të lartë nga koronavirusi.

Vaksina e Pfizer-it është e autorizuar për moshat 16 vjeç e lart. Por vaksinimi i fëmijëve të të gjitha moshave do të jetë me rëndësi thelbësore për frenimin e pandemisë.

Në një studim me 2,260 vullnetarë amerikanë të moshave 12 deri në 15 vjeç, të dhënat paraprake treguan se nuk kishte raste infektimi me COVID-19 midis adoleshentëve plotësisht të vaksinuar, krahasuar me 18 raste midis atyre që nuk e morën vaksinën. /Lajmi.net/