Vajza gjashtë vjeçe e George Floyd: Më mungon babai, e ndryshoi botën

Vajza gjashtë vjeçare e George Floyd ka thënë se "babi i saj ndryshoi botën", por se nuk e ka kuptuar arsyen përse policët ia vranë babain.

Bota

03/06/2020 16:36

Gjashtë vjeçarja dhe nëna e saj, Roxie Washington u shfaqën në emisionin ‘Good Morning America’ mëngjesin e të mërkurës ku, Gianna, vajza e Floyd, tha se i mungojnë lojërat që i bënte me babain e saj, raportojnë mediet amerikane, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se dëshiron që të rritet dhe të bëhet mjeke, në mënyrë që “të kujdeset për njerëzit”.

“Më mungon… ai luante shpesh lojëra me mua”, tha Gianna.

Roxie përgjatë një konferencë shtypi me vajzën mbrëmjen e së martës, tha se George e donte tejmase vajzën e tij.

Nëna e vajzës gjithashtu zbuloi se Gianna nuk e di historinë e plotë të vdekjes së babait të saj.

“I thashë vajzës sime se babai i saj vdiq pasi nuk mund të merrte frymë”, deklaroi bashkëshortja e Floyd në ‘Good Morning America’.


Rrugët e shteteve në SHBA janë pushtuar nga marshi i protestuesve, të cilët po shprehin pakënaqësitë e tyre kundrejt vrasjes së Floyd dhe racizmit në përgjithësi. Megjithatë, protesta ka eskaluar në dhunë. Qindra dyqane janë thyer e dhjetëra policë janë sulmuar nga protestuesit amerikanë.

Të martën janë publikuar pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, të cilat shfaqin rrahjen brutale të një polici me mjet të fortë nga një protestues.

Disa ditë më herët, vëllai i viktimës në mesin e një turme të protestuesve i ka lutur të gjithë që të ndalojnë protestat.  /Lajmi.net/