Uthulla dhe soda e bukës – kombinimi ideal për t’i larguar të gjitha mikrobet nga shtëpia

Nëse veç nuk dëshironi të shpenzoni shumë para për pastrues të ndryshëm shtëpiakë, atëherë nga tani ju nevojiten vetëm dy produkte për ta pastruar tërë shtëpinë: uthulla dhe soda e bukës.

Lifestyle

21/10/2019 22:57

Këto dy produkte mund të përdoren ndaras, së bashku ose edhe të përzihen me produkte tjera natyrale dhe gjithmonë do të mbeten mënyra më e shëndetshme dhe më së paku toksike për ta pastruar shtëpinë – transmeton Telegrafi.

Më poshtë i keni disa arsye se përse duhet t’i përdorni këto dy produkte për ta pastruar shtëpinë.

Nuk janë toksike

Përderisa shumë produkte komerciale janë të mbushura me kimikale që e shkaktojnë kancerin, i çrregullojnë hormonet, etj., këto dy produkte nuk janë toksike.

Uthulla i vret mikrobet

Një studim ka zbuluar se uthulla është po aq efektive, në mos më e mirë, sesa shumica e produkteve komerciale për largim të mikrobeve.

Pastrojnë mirë

Kombinimi i sodës së bukës dhe uthullës mund të bëjë mrekulli në tualet e në kuzhinë. Me shumë lehtësi me këto dy produkte mund t’i pastroni të gjitha sipërfaqet e ndyra.