Ushqimet për një seks më të mirë

Nëse dëshironi që të keni risi në jetën tuaj seksuale, atëherë janë disa ushqime që mund të ju ndihmojnë rreth kësaj gjëje.

Lifestyle

22/03/2014 12:22

Avokado

Avokado është shumë e mirë për zemrën dhe përveç që e mban zemrën të godasë fortë, ndihmon gjithashtu që ta dërgojë gjakun në të gjitha vendet e duhura.

Nga kjo kuptojmë se konsumimi i Avokados na ndihmon që të kemi dhe një seks më të mirë, pasi gjaku do të qarkullojë më shumë në organet gjenitale, duke sjellë ereksion më të lartë.

Dredhëzat (Luleshtrydhe)

Ngjyra e kuqe natyrisht që flet shumë për seksin.

Një studim i bërë në vitin 2008 ka zbuluar se meshkujt pëlqejnë më shumë femrat që vishen me ngjyrë të kuqe. Dredhëzat janë një burim i shkëlqyer i acidit folik, vitaminës B dhe sipas një studimi mund të rrisë nivelin e spermës te mashkulli.

Ushqimet e detit

Guacat e detit njihen si një burim shumë i mirë për ngritjen e epshit seksual.

Përveç tyre, edhe shumë ushqime tjera të detit kanë këto aftësi. Vaji i Peshkut, salmoni janë gjithashtu disa nga ushqimet që kanë kapacitet për të rritur epshin seksual.

Fiku

Këtu fruta kanë një histori të gjatë dhe njihen prej kohësh si fruta që rrisin fertilitetin.  Ato kanë shumë fibra dhe janë gjithashtu të shëndetshëm edhe për zemrën e njeriut.

Agrumet

Ndonjë anëtar i familjes së këtij fruti tropikal është shumë i pasur me antioksidant, vitamin C dhe acid folik. Të gjitha këto gjëra që janë esenciale për shëndetin riprodhues të njeriut.

Shijoni një sallatë romantike që përmbanë agrume, pasi ndikojnë në pozivitetin tuaj.