Ushqimet më efektive për të ulur shtypjen e lartë të gjakut

Shtypja e lartë e gjakut është një gjendje që i prek edhe të rinjtë edhe të vjetrit. Alarmante është fakti që është njëra prej faktorëve kryesorë që mund të çoj deri paaftësi, dhe vdekje në mbarë botën.

Lifestyle

22/08/2019 15:23

Nëse doni ta mbroni veten nga kjo gjendje, atëherë është e rëndësishme të ndryshoni mënyrën e jetës suaj dhe të fokusoheni në konsumimin e ushqimeve më të shëndetshme.

Tërshëra

Nuk është efektive vetëm në uljen e shtypjes së gjakut; nëse e konsumoni këtë ushqim rregullisht do ju ndihmojë në uljen e kolesterolit. Një hulumtim ka gjetur se njerëzit të cilët vuajnë nga hipertensioni dhe kanë konsumuar tërshërë 6 herë në javë kanë përjetuar ulje të shtypjes së gjakut, raporton “The Hearty Soul”, transmeton lajmi.net.

Portokall

Të gjithë e dimë që ky fryt është i pasur me Vitaminë C, por ajo se çka nuk e keni ditur për këtë fryt është se konsumimi i tij në mënyrë të rregullt, mund të ndihmojë në rregullim e nivelit në gjak.

Manaferrat dhe boronicat

Këto dy frute tjera renditen gjithmonë në top ushqimet që ndihmojnë për të ulur ush nivelin e gjakut apo hipertensionin, kuptohet nëse konsumohen rregullisht.

Çokollada e zezë

Nëse jeni tip që e adhuroni çokolladën, atëherë ky është lajm i mirë, ju mund të vazhdoni ta kënaqni veten por duke kaluar në versionin e zezë. Studimet tregojnë se personat që vuajnë nga mbi tensioni dhe hipertensioni mund ta zvogëlojnë këtë me ndihmën e çokolladës. /Lajmi.net/