Useini vazhdon kontratën edhe për një vit me Prishtinën

Mbrojtësi me përvojë Muhamed Useni e ka vazhduar me FC Prishtinën edhe për një vit. Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut iu bashkua skuadrës prishtinase në fillim te edicionit të kaluar. Useini në total i ka zhvilluar 38 ndeshje me Prishtinën, në kampionat dhe Kupë, teksa i ka realizuar tre gola dhe e ka bërë…

Sport

20/06/2023 16:13

Mbrojtësi me përvojë Muhamed Useni e ka vazhduar me FC Prishtinën edhe për një vit.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut iu bashkua skuadrës prishtinase në fillim te edicionit të kaluar.

Useini në total i ka zhvilluar 38 ndeshje me Prishtinën, në kampionat dhe Kupë, teksa i ka realizuar tre gola dhe e ka bërë një asistim.

Ai u shpreh i lumtur që e ka vazhduar bashkëpunimin me Prishtinën.

“FC Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe jam shumë i lumtur që e gjetëm gjuhën e përbashkët për ta vazhduar bashkëpunimin. Që nga dita e parë që kam ardhur në skuadër, jam munduar që ta jap më të mirën time në fushën e gjelbër. Për fat të mirë në këtë edicion e fituam edhe Kupën e Kosovës. Besoj se edhe në edicionin e ri do të luftojmë për trofe ashtu siç Prishtina ka bërë gjithmonë”, tha Useini për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas./Lajmi.net/