Urina e njeriut mund të ndihmojë në bërjen e betonit në Hënë, thotë Agjencia Evropiane e Hapësirës

Urina e astronautëve mund të përzihet me dheun hënor dhe të përdoret për të ndërtuar një bazë të ardhshme në Hënë, duke kursyer koston e sjelljes së materialeve nga Toka.

Fun

08/05/2020 19:26

NASA planifikon të ndërtojnë baza në Hënë dekadat që vijnë, shkruan Time.

Përbërësi kryesor në “betonin hënor” do të ishte një tokë pluhur që gjendet në sipërfaqen e Hënës e njohur si regolith hënor.

Atmosfera ku nuk mund të merret frymë, temperaturat ekstreme dhe goditjet e meteorëve do të thotë se nevojitet një strukturë shumë solide për një qëndrim të gjatë, transmeton Telegrafi.

Kërkuesit zbuluan se urea e gjetur në urinë mund të bashkohet me dheun hënor për të krijuar një beton të qëndrueshëm.