Urimi i veçantë i Ardit Gjebreas për ditëlindjen e djalit
Në ditëlindjen e Ardit Gjebreas sot një arsye më shumë për të festuar.
ShowBiz
Djali i moderatorit, Joni sot feston ditëlindjen, meqë rast ka pranuar urime të shumta nga miqtë dhe familjarët, shkruan lajmi.net.
Një urim të veçantë, Joni e mori pikërisht nga babai i tij, Artidi, i cili ka publikuar tortën që familja ia kanë bërë për ditëlindje atij.
“Edhe 100 Jon, TË DUAM SHUMË”, shkruante në tortë, ku gjendej fotografia familjare e tyre, bashkë me ta edhe e fejuara e Jonit.
Arditi kishte preferuar të qëndrojë fjalëpak, në mbishkrimin e fotografisë etiketoi të birin dhe vuri një figurë në formë zemre. /Lajmi.net/