Urimi i Taynës për ditëlindjen e Dafina Zeqirit

Dafina Zeqiri e ka festuar ditëlindjen.

ShowBiz

14/04/2019 23:54

Këngëtarja Dafina Zeqiri e ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të, shkruan lajmi.net.

Me rastin e ditëlindjes ajo ka pranuar urime të shumta ndërsa nuk ka munguar edhe ai i reperes Tayna me të cilën Dafina ka raporte të mira.

“Urime ditëlindjen. Ti gjithmonë ke qenë e preferuara ime. Edhe shumë të tjera, Dafina Zeqiri”, ka shkruar Tayna pranë postimit në Instastory.

Dafina Zeqiri me rastin e 30-të vjetorit të lindjes e ka publikuar edhe projektin e ri muzikor me titull “Rofe”./Lajmi.net/