“Urime Qeveria Kurti III”- Taulant Kelmendi shfaqet papritmas nga Peja, e shpall fitoren e Vetëvendosjes

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosje, Taulant Kelmendi është deklaruar para mediave. Madje ai u lajmërua nga qyteti i Pejës, duke e “shpallur” fitoren e Vetëvendosjes. Pra dikush që ka humbur zgjedhjet lokale, u lajmërua dhe foli në emër të Vetëvendosjes. “Urojmë që opozita gjatë 4 viteve të ardhshëm të reflektohet brenda e pastaj…

Lajme

28/12/2025 19:44

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosje, Taulant Kelmendi është deklaruar para mediave.

Madje ai u lajmërua nga qyteti i Pejës, duke e “shpallur” fitoren e Vetëvendosjes. Pra dikush që ka humbur zgjedhjet lokale, u lajmërua dhe foli në emër të Vetëvendosjes.

“Urojmë që opozita gjatë 4 viteve të ardhshëm të reflektohet brenda e pastaj të reflektojë jashtë”, deklaroi Kelmendi, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu e uroj Qeverinë Kurti III.

“Neve do ta na kenë këtu duke qeverisur për të mirën e qytetarëve, urime qeveria Kurti III”.

Ai u kap pak edhe me analistë e mediat..Lajmi.net/