Uran Ismaili për 16 euro e 41 cent të Kurtit: Ti je mishërim i një njeriu që ke jetuar, je ushqyer me para të të tjerëve – ke qenë i financuar dje, je i financuar sot
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës në lidhje me deklarimin e pasurisë së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka deklaruar se ka vetëm 16 euro e 41 cent kursime. Ismaili tha se kjo shifër ka një hile të një njeriu që jeton pa ndonjë kokëçarje financiare,…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës në lidhje me deklarimin e pasurisë së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka deklaruar se ka vetëm 16 euro e 41 cent kursime.
Ismaili tha se kjo shifër ka një hile të një njeriu që jeton pa ndonjë kokëçarje financiare, transmeton lajmi.net.
“Një kryeministër si ti nuk ka problem financiar se çfarë sjellë dita, java apo muaji. Një kryeministër si ti nuk mund të barazohet me një baba që në mes të muajit futet në shtëpinë e tij, e sheh familjen e tij dhe mbi supet e tij qëndron një peshë sa nuk e shemb. 16 euro e 41 cent janë shumë pak para nevojave të familjes së tij. Ti nuk mund të barazohesh me një student që vendos të ngrihet më herët nga tavolina e niset i vetmuar në banesë sepse të tjerët janë duke bërë plane për të vazhduar, por ajo e di që 16 euro e 41 cent nuk do të mjaftojnë as deri në fund të muajit e lëre për ta pirë një kafe me shoqëri. Ti nuk mund të barazohesh me një nanë që e merre autobusin çdo ditë me shku në punë dhe kur kthehet në punë në shtëpinë e saj, është e trazuar në shpirt sepse 16 euro e 41 cent nuk munden me i dal për mbrëmjen e maturës së vajzës së saj që po e pret fustanin pas 2 muajve. Ti nuk je si ata, nuk je as si shumica e këtij kuvendi, as si Kosova që është jashtë.”, tha ndër të tjera Ismaili.
Fjalimi i plotë:
Po du fol për një shifër që nuk më ka lënë rehat që disa ditë. 16 euro e 41 cent. Qysh është e mundur që një shifër kaq e vogël të flet kaq shumë, të pasqyroj shumë, të jetë kaq e dukshme, por të kaloj disi në heshtje. 16 euro e 41 cent, ka një arrogancë në këtë shifër dhe pikërisht kjo arrogancë më ka detyruar të flas sot. Shifra 16 euro e 41 cent, e kursimeve të kryeministrit nuk është një shifër që e ngjallë pasigurinë në të, që ngjallë ndjenjën e solidariteti, që të bën të bashkëndjeshë apo të gjenerosh keqardhje. 16 euro e 41 cent të kryeministrit është një hile e një njeriu që jeton pa ndonjë kokëçarje financiare, e që shtiret se jeta e tij është e vështirë, e po ja del me vështirësi e s’po ankohet. Manipulimi është një karakteristikë e rrezikshme dhe e dëmshme e secilit do udhëheqës dhe 16 euro e 41 cent është moment klasik i manipulimit të varfërisë nga një njeri që nuk jeton në varfëri por sillet si i tillë. Kryeministri nuk ka kokëçarje të varfërisë, mos u mërzitni. Realiteti që mundem me besu është që as pare në kuletë nuk mban. A e di kush tjetër nuk ka pare në kuletë? Një familjarë që barnat e kancerit po duhet me i ble për shkak të mungesave të mëdha ose atyre që u duhen 200 euro në ditë për barnat që po i blejnë me kontrabandë për shkak se qeveria e kryeministrit nuk i siguron. Një kryeministër si ti nuk ka problem financiar se çfarë sjellë dita, java apo muaji. Një kryeministër si ti nuk mund të barazohet me një baba që në mes të muajit futet në shtëpinë e tij, e sheh familjen e tij dhe mbi supet e tij qëndron një peshë sa nuk e shemb. 16 euro e 41 cent janë shumë pak para nevojave të familjes së tij. Ti nuk mund të barazohesh me një student që vendos të ngrihet më herët nga tavolina e niset i vetmuar në banesë sepse të tjerët janë duke bërë plane për të vazhduar, por ajo e di që 16 euro e 41 cent nuk do të mjaftojnë as deri në fund të muajit e lëre për ta pirë një kafe me shoqëri. Ti nuk mund të barazohesh me një nanë që e merre autobusin çdo ditë me shku në punë dhe kur kthehet në punë në shtëpinë e saj, është e trazuar në shpirt sepse 16 euro e 41 cent nuk munden me i dal për mbrëmjen e maturës së vajzës së saj që po e pret fustanin pas 2 muajve. Ti nuk je si ata, nuk je as si shumica e këtij kuvendi, as si Kosova që është jashtë. Shumica prej nesh e dinë se çfarë vuajtjesh e përpjekësh vyen për të furnizuar familjen tonë çdo muaj. Si sot, ashtu që 20 vite, ti je një njeri që nuk ke punuar për mbijetesën financiare tanë, ti ke qenë atëherë edhe sot i financuar. Nuk e di çka do të thotë të refuzohesh nga puna, me lyp punë, as me qenë studentë me diplomë në xhep e mos me gjete punë. Ti je një mishërim i një njeriu që ke jetuar, je ushqyer me para të tjerëve. Ke qenë i financuar dje, je i financuar sot. Prandaj, 16 euro e 41 cent apo çfarëdo shifre tjetër është e parëndësishme për këtë kryeministër. Varfëria është një maskë e pëlqyer e një politikani popullsitë, por jeta në një shtëpi të madhe, me një qira të ulët, i rrethuar me 20 policë e me veturat më të mira të qeverisë, ky është realiteti yt. /lajmi.net/