Arrestohet i dyshuari për fajde në Gjilan, sekuestrohen para, armë e fishekë

Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, kanë zhvilluar një hetim disa mujor, duke ndërmarrë veprime hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive të nevojshme përfshirë edhe përdorimin e masave të fshehta teknike të hetimit. Si rezultat i këtyre veprimeve është arritur të sigurohen dëshmi dhe prova materiale me dyshime për përfshirje…

Lajme

24/04/2026 13:16

Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, kanë zhvilluar një hetim disa mujor, duke ndërmarrë veprime hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive të nevojshme përfshirë edhe përdorimin e masave të fshehta teknike të hetimit.

Si rezultat i këtyre veprimeve është arritur të sigurohen dëshmi dhe prova materiale me dyshime për përfshirje në veprat penale ‘fajdeja’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’ të të dyshuarit B. S. (mashkull kosovar i vitit të lindjes 1959), me banim në komunën e Vitisë.

Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, sot me datën 24.04.2026 është realizuar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe janë sekuestruar:

  • para të gatshme në vlerë prej pesë mijë (5000) euro,
  • një (1) pistoletë me gas,
  • një (1) pushkë gjuetie (me leje valide),
  • një (1) pistoletë me një karikator dhe katër (4) copë fishekë cal.9X19 mm (me leje valide),
  • njëzet e nëntë (29) copë fishekë të pushkës së gjuetisë e kalibrit 12 mm,
  • gjashtëdhjetë e një (61) copë fishekë të pistoletës e kalibrit 9X19 mm.

Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të lëndës është ndaluar në qendrën e ndalimit në afat prej 48 orësh./Lajmi.net/