Upamecano duhet të zgjedhë në mes të Bayernit dhe klubevet ë Premierligës
Mbrojtësi i RB Leipzig, Dayot Upamecano, është gjithnjë e më afër largimit nga skuadra e Leipzig.
Sport
Përpos interesimit të Bayern Munich, të cilin e konfirmoi edhe Karl Heinz-Rummenigge edhe klubet angleze, Chelsea Manchester United dhe Liverpool dëshirojnë shërbimet e francezit, transmeton lajmi.net.
Edhe agjenti i francezit, Volker Struth, pranoi se një transferim në verë ka shumë mundësi të ndodhë, duke konfirmuar se klauzola e tij prej 42 milionë euro do të paguhet.
“Klauzola është vënë sepse lojtari ka preferuar të ndërmarrë hapin tjetër në karrierë”, tha ai.
“Ka shumë gjasa të ndodhë verës”, shtoi ai.
“Nuk është arritur ndonjë akord ende, por tendenca që të largohet është e madhe”, tha Struth.
“Klauzola është 42 milionë euro dhe është një shumë e madhe për kohën e pandemisë. Viti 2019 ishte diçka tjetër, tani gjërat kanë ndryshuar. Besoj që disa klube duhet të pajtohen me faktin që nuk munden të shesin lojtarë me vlerat e mëparshme. Në javët e ardhshme do marrim vendim”, përfundoi Volker Struth./Lajmi.net/