Unitedi në krizë, ky yll iu vetofrohet për t’i ndihmuar (FOTO)
Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt, i është vetofruar Manchester Unitedit, për ta ndihmuar për të dalë nga kriza e thellë e rezultateve.

Sport
Unitedi edhe pse solli Jose Mourinhon dhe shpenzoi 100 milionë euro për Paul Pogba, vazhdon t’i mungojë suksesi, në të cilin e la Alex Ferguson.
Së fundi në ndihmë skuadrës së Mourinhos, i ka dalë Usain Bolt, i cili njëherit është edhe tifoz i kësaj skuadre.
“Mourinho e njeh talentin dhe unë jam i gatshëm për t’i ndihmuar”, deklaron Bolt, përcjell lajmi.net.
Bolt ka kohë që ka shprehur dëshirën që të luaj për Manchester Unitedin, mundësi që s’iu ka dhënë kurrë.