United jashtë parashikimeve – gati të paguajë borxhin e Barcës për De Jong dhe t’i jap 550 mijë funte në javë

Manchester United e duan Frenkie de Jong me çdo kusht. Skuadra e Manchester United është gati të ofrojë një shumë të madhe parash për të transferuar mesfushorin holandez, Frenkie de Jong. Lojtari nuk e dëshiron kalimin në ‘Old Trafford’, por oferta më e re e përfolur mund ta josh lojtarin për një lëvizje. Sipas ‘Dailymail’,…

Sport

31/07/2022 17:18

Manchester United e duan Frenkie de Jong me çdo kusht.

Skuadra e Manchester United është gati të ofrojë një shumë të madhe parash për të transferuar mesfushorin holandez, Frenkie de Jong.

Lojtari nuk e dëshiron kalimin në ‘Old Trafford’, por oferta më e re e përfolur mund ta josh lojtarin për një lëvizje.

Sipas ‘Dailymail’, ‘Djajtë e Kuq’ janë gati të paguajnë borxhin prej 20 milionë eurove që Barcelona ka ndaj Frenkie de Jong, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, United do t’i jap lojtarit një pagë prej 550 mijë funteve për javë.

Barcelona në anën tjetër i ka kërkuar lojtarit që të reduktojë pagën e tij për gati 40% – pa përmendur borxhin.

Chelsea po ashtu është skuadra që po shqyrton një lëvizje për De Jong, në kohën kur Barca e sheh Bernardo Silvan si alternativë për holandezin. /Lajmi.net/