United, 47 milionë për Marquinhos

Skuadra e Manchester United është duke përgatitur një ofertë të madhe prej 47 milionë euro për yllin e PSG-s, Marquinhos.

Sport

01/02/2015 18:43

Sipas të përditshmes angleze, The Sun, mësojmë se Manchester United është duke përgatitur 47 milionë për Marquinhos.

Skuadra e drejtuar nga Van Gaal, dëshiron ta sjellë mbrojtësin në Old Trafford para se afati kalimtar i janarit të mbyllet gjatë ditës së nesërme.

Sidoqoftë, një transferim i tillë është mjaft i vështirë për të ndodhur, duke marrë parasysh se PSG nuk do të lejojë largimin e tij.