Ukraina vret 30 separatistë pro-rusë (Video)
Të paktën 30 separatistë pro-rusë janë vrarë deri më tani gjatë përleshjeve në aeroportin e Donjeckut në lindje të Ukrainës, bëjnë të ditur rebelët.
Bota
Separatistët e armatosur janë përpjekur të marrin dje kontrollin e aeroportin duke kërkuar kështu largimin e forcave ukrainase, ndërsa Kievi u kundërpërgjigj me sulme ajrore.
Presidenti i ri i Ukrainës, Petro Poroshenko u zotua dje për të vazhduar operacionin anti-terror në lindje të vendit por u shpreh se kjo situatë duhet të zgjasë me orë dhe jo me muaj. Ndërkohë, nuk është ende e qartë se kush e zotëron tashmë kontrollin e aeroportit.