Sveçla publikon dokumentin për pagesat e “Arkitektit të Kryeqytetit”: Komuna pagoi mbi 1 milion euro për dy muaj
Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, publikoi një dokument pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u paraqit në Prokurorinë Speciale, ku po merret në pyetje në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”. Para se të futej për intervistim, Përparim Rama u shpreh në disponim…
Lajme
Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, publikoi një dokument pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u paraqit në Prokurorinë Speciale, ku po merret në pyetje në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.
Para se të futej për intervistim, Përparim Rama u shpreh në disponim dhe se sipas tij ai punon për kryeqytetin.Përparim Rama u ndal shkurtimisht para mediave, ku tha se detyra e tij është me ndërtu kryeqytetin.
“Detyra jem është me ndërtu Kryeqytetin, detyra e tyre është me e pa se krejt bëhet në mënyrë ligjore” ,deklaroi Rama.
Ai nuk pranoi të thotë nëse do intervistohet si i dyshuar apo si dëshmitarë.
Madje avokati i tij, Qerkini, tha se këto detaje do dihen pas intervistimit.
“Statusin do ta kuptojmë pas intevistimti deklaroi avokati”, transmeton lajmi.net.
“Plot 1 milion e 48 mijë euro i ka paguar Komuna e Prishtinës për shërbimet e ofruara nga Zyra e Arkitektit të Kryeqytetit, vetëm për dy muaj, tetor dhe nëntor të vitit 2023.Shërbimi i ofruar me vlerë mbi 1 milion euro, sipas përshkrimit në faturë, ka qenë – KONSULENCË!!Ndërkohë, kontrata e përgjithshme për këtë projekt kap vlerën prej 12 milionë eurosh.Tre vjet më vonë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është thirrur për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pikërisht lidhur me këtë projekt të cilin si Lëvizje VETËVENDOSJE! e kemi denoncuar qysh nga dita e parë|, shkroi në Facebook, Sveçla./Lajmi.net/