69 raste të dhunës në familje brenda një jave në Kosovë
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave ka trajtuar gjithsej 84 raste në nivel të Kosovës gjatë periudhës 23–30 tetor 2026. Sipas njoftimit të kësaj zyre, 69 nga rastet kanë të bëjnë me dhunë në familje, ndërsa të tjerat përfshijnë dhunë seksuale, sulme, kanosje, ngacmime dhe vepra të tjera penale, transmeton lajmi.net. Gjatë kësaj periudhe janë…
Lajme
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave ka trajtuar gjithsej 84 raste në nivel të Kosovës gjatë periudhës 23–30 tetor 2026.
Sipas njoftimit të kësaj zyre, 69 nga rastet kanë të bëjnë me dhunë në familje, ndërsa të tjerat përfshijnë dhunë seksuale, sulme, kanosje, ngacmime dhe vepra të tjera penale, transmeton lajmi.net.
Gjatë kësaj periudhe janë mbajtur 55 seanca gjyqësore dhe 15 seanca në prokurori, ndërsa mbrojtësit e viktimave kanë ofruar 43 këshilla juridike.
Njoftimi i plotë:
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave ka trajtuar 84 raste për periudhën 23-30 tetor 2026
Prishtinë, 30 tetor 2026 – Gjatë periudhës 23-30 tetor 2026, në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, mbrojtësit e viktimave në nivel të Republikës së Kosovës kanë trajtuar gjithsej 84 raste. Prej tyre:
- 69 raste – dhunë në familje
- 1 rast – dhunë seksuale
- 1 rast – shërbime seksuale të viktimës së trafikimit
- 1 rast – sulm
- 1 rast – sulm seksual
- 1 rast – dhunim
- 4 raste – kanosje
- 1 rast – ngacmim
- 2 raste – lëndim i lehtë trupor
- 1 rast – keqtrajtim i fëmijëve në pornografi
- 1 rast – keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve
- 1 rast – mospërfillje e gjykatës
- 55 seanca gjyqësore
- 15 seanca në prokurori
- 1 aktgjykim lirues
- 8 parashtresa
- 2 përfaqësime në polici
- 1 përfaqësim në strehimore
- 13 kërkesa për urdhër mbrojtës – në proces
- 1 kërkesë për urdhër mbrojtës të refuzuar nga gjykata
- 3 kërkesa për urdhër mbrojtës – të miratuara
- 23 deklarata të pëlqimit të viktimës
- 2 kërkesa për kompensim të dëmit – të miratuara
- 1 kërkesë për kompensim të dëmit – në proces
- 43 këshilla juridike
- 3 referime të rastit në QPS
- 1 referim i rastit në QMGF
- 2 referime të rastit në prokurori
- 1 referim i rastit në strehimore
- 2 referime të rastit në ANJF
- 24 shënime zyrtare./lajmi.net/