Ukraina në zi për 49 ushtarët e vrarë

Në Ukrainë sot është ditë zie për 49 ushtarët e forcave të sigurisë së këtij vendi, të cilët u vranë pasi separatistët pro-rusë e rrëzuan aeroplanin transportues në të cilin ndodheshin ata, dje herët në mëngjes, në pjesën lindore të Ukrainës.

Bota

15/06/2014 12:54

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, që shpalli një ditë zie kombëtare, ka shprehur përkushtim për përgjigje të ashpër ndaj atyre që e rrëzuan aeroplanin, derisa ai afrohej për aterrim në aeroportin e qytetit Luhansk, raporton REL.

Në Washington, Shtëpia e Bardhë e ka dënuar rrëzimin e aeroplanit dhe ka thënë se ky ishte “fakt” se separatistët kanë marrë armatim të rëndë nga Rusia, përfshirë tanke.