Ukraina kërkon anëtarësim urgjent në NATO
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andriy Sibiha u ka kërkuar kolegëve nga vendet anëtare të NATO-s që t’i bëjnë një ftesë Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore gjatë një takimi në Bruksel javën e ardhshme. Letra e kryediplomatit ukrainas dërguar NATO-s është një tjetër shtysë e Kievit për të siguruar një ftesë për…
Bota
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andriy Sibiha u ka kërkuar kolegëve nga vendet anëtare të NATO-s që t’i bëjnë një ftesë Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ushtarake perëndimore gjatë një takimi në Bruksel javën e ardhshme.
Letra e kryediplomatit ukrainas dërguar NATO-s është një tjetër shtysë e Kievit për të siguruar një ftesë për t’u bashkuar Aleancës, pjesë e një “plani të fitores” për t’i dhënë fund luftës së nisur nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, të përshkruar nga presidenti Volodymyr Zelensky muajin e kaluar.
Ukraina thotë se pranon se nuk mund të bashkohet me NATO-n derisa të përfundojë lufta, por bërja e thirrjes tani do t’i tregonte presidentit rus Vladimir Putin se një nga qëllimet e tij kryesore, parandalimi i Kievit që të bëhet anëtar i NATO-s, është i paarritshëm.
NATO ka njoftuar se Ukraina do t’i bashkohet aleancës dhe është në një rrugë “të pakthyeshme” drejt anëtarësimit, por nuk caktoi një kornizë kohore.
Sibiha në letrën e tij të shkruar në gjuhën angleze, pohoi se kjo është koha e duhur për të bërë thirrjen.
“Besojmë se duhet bërë thirrje në këtë fazë. Kjo do të bëhet një përgjigje adekuate e aleatëve ndaj përshkallëzimit të vazhdueshëm rus të luftës dhe demonstrimi i fundit i kësaj është pjesëmarrja e dhjetëra-mijëra ushtarëve të Koresë së Veriut dhe përdorimi i Ukrainës si një terren testimi për armë të reja. Unë ju inkurajoj të mbështesni vendimin për të ftuar Ukrainën për t’u bashkuar me Aleancën si një nga rezultatet e takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s më 3 dhe 4 dhjetor 2024,” ka thënë ai.