Ujkani nervozon De Biasin

Pranimi i ftesës së selektort të Kosovës, Albert Bunjaki, nga portieri Samir Ujkani nuk duket se është pritur mirë jo vetëm nga Federata Shqiptare e Futbollit, por edhe nga strategu i ekipit, Gianni De Biasi. Italiani është shqetësuar dhe nervozuar njëkohësisht më së pari me faktin se lojtari nuk është konsultuar fare me të dhe…

Sport

19/02/2014 11:27

Pranimi i ftesës së selektort të Kosovës, Albert Bunjaki, nga portieri Samir Ujkani nuk duket se është pritur mirë jo vetëm nga Federata Shqiptare e Futbollit, por edhe nga strategu i ekipit, Gianni De Biasi.

Italiani është shqetësuar dhe nervozuar njëkohësisht më së pari me faktin se lojtari nuk është konsultuar fare me të dhe federatën për këtë vendim, kjo nisur edhe nga fakti se Ujkani është pjesë e ekipit tonë përfaqësues, shkruan Panorama-Sport.

Në gjysmën e dytë të ciklit kualifikues të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014, Ujkani mbeti rezervist i Etrit Berishës, për shkak të formës së jashtëzakonshme të portierit të Lazios, por edhe për fajin e tij që nuk u paraqit me vazhdimësi tek Palermo.

Dhe, Ujkani duket se ka vendosur që t’i bashkohet skuadrës së Kosovës për ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare kundër Haitit më 5 mars, dhe kjo nuk është pritur mirë nga De Biasi.