Uji i xhenxhefilit, më efikasi për të djegur yndyrën në trup

Ditëve të sotme, preokupimi kryesor i shumë njerëzve, të cilët do të donin të përmirësonin pamjen e tyre fizike dhe të ishin më të shëndetshëm, është humbja e peshës.

Lifestyle

04/03/2019 08:17

Ju mund të gjeni shumë forma që janë të rekomanduara për humbjen e peshës, por shumica e tyre nuk janë aq efektive, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ekziston një recetë natyrale e cila në mënyrë efektive iu ndihmon të humbni peshë dhe të përmirësoni shëndetin tuaj.

Bëhet fjalë për ujin e xhenxhefilit dhe efiktivitetin e tij, bimë kjo e cila njihet për veti të pafundme shëndetësore.

Ndiqeni recetën e mëposhtme, nëse doni ta shfrytëzoni xhenxhefilin për humbje peshe:

Përbërësit

– Disa feta rrënje xhenxhefil prerë hollë
– Pak ujë limoni
– 1,5 l ujë

Udhëzimet:

Ziejeni ujin dhe vendoseni xhenxhefilin në të. Lëreni përzierjen të zihet rreth pesëmbëdhjetë minuta dhe pastaj vendoseni diku për ta ftohur atë.

Ju duhet ta shtypni përzierjen dhe ta vendosni në një gotë. Pastaj mund ta vendosësh limonin nëse dëshironi.

Doza e rekomandueshme është një gotë në mëngjes në stomak bosh dhe një para se të hani vaktin e darkës. /Lajmi.net/