UEFA “tronditë” Serbinë për Kosovën

Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar, pas thirrjes së tifozëve kundër Kosovës në ndeshjet ndaj Austrisë dhe Gjeorgjisë.

Sport

07/11/2017 21:18

FIFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë me 160 mijë franga zvicerane për incidentet e tifozëve në ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”

Institucioni më i lartë i futbollit në botë ka thënë se “banerë politikë dhe diskriminues” u shfaqën në ndeshjet ndaj Austrisë dhe ndaj Gjeorgjisë.

Gjoba po ashtu lidhet edhe me thirrjet politike në Vjenë. Tifozët ishin dëgjuar teksa kishin bërë thirrje për Kosovën.