UEFA cakton datat e ndeshjeve gjysmëfinale në Europa League
Arsenal dhe Atletico Madrid zhvillojnë ndeshjen e parë në Emirates Stadium më 26 prill.
Sport
UEFA ka publikuar edhe datat e dy ndeshjeve gjysmëfinale në Europa League.
Arsenal dhe Atletico Madrid zhvillojnë ndeshjen e parë në Emirates Stadium më 26 prill.
Kurse, takimi i kthimit në Madrid do të jetë më 3 maj.
Çifti tjetër, Olympique Marseille – Salzburg do të ndeshen po ashtu në të njëjtat data me ekipin francez si vendas në takimin e parë. /Lajmi.net/