UEFA befason me formacionin e javës në Ligën e Kampionëve (FOTO)
UEFA sot ka zbuluar formacionin me të mirë nga ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Sport
Real Madrid dhe Juventusi, siguruan finalen që më 3 qershor zhvillohet në Kardif.
Mbretërit eliminuan rivalët e qytetit, Atleticon, ndërsa Juventusi skuadrën lidere të Francës, Monaco.
Formacionin e UEFA nga këto dy ndeshje, e dominon Juventusi, me katër lojtarë.
Në atë formacion nuk është as Cristiano Ronaldo e as Karim Benzema, edhe pse ky i fundit bëri një depërtim të jashtëzakonshëm tek goli që shënoi Isco./Lajmi.net/