Udhëheqësit e lartë të FSK-së bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”
Në kuadër të organizimeve të shumta shtetërorë në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, bashkë me udhëheqësit shtetërorë morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit pranë objektit të Qeverisë së Kosovës. Kjo ceremoni më pas u përcoll me nderime dhe homazhe nga udhëheqësit e lartë…

Lajme
Në kuadër të organizimeve të shumta shtetërorë në 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, bashkë me udhëheqësit shtetërorë morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit pranë objektit të Qeverisë së Kosovës.
Kjo ceremoni më pas u përcoll me nderime dhe homazhe nga udhëheqësit e lartë të FSK-së, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, një vend simbol i lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës.
“Ky vend historik, i njohur si simbol i rezistencës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës, shërben si një kujtesë e përhershme e rrugës së vështirë por të lavdishme që vendi ynë ka kaluar. Homazhet ishin një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në themelimin e shtetit të Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së./Lajmi.net/