“UÇK, UÇK” – Veteranët bllokojnë hyrjen ku po rri kryetarja e Speciales

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, dje ka nisur vizitën në Kosovë. Ndërsa gjatë ditës së sotme ajo po mbanë një konferencë për media, në një prej hoteleve luksoze në Prishtinë. Por për vizitën e saj në Kosovë, ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke thënë se kjo vizitë…

Lajme

13/05/2025 12:15

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, dje ka nisur vizitën në Kosovë.

Ndërsa gjatë ditës së sotme ajo po mbanë një konferencë për media, në një prej hoteleve luksoze në Prishtinë.

Por për vizitën e saj në Kosovë, ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke thënë se kjo vizitë është provokim i qëllimshëm dhe fyerje ndaj luftës së tyre çlirimtare.

Ata u panë në numër të madh para hotelit ku po qëndron Trendafilova dhe po kërkojnë që të futen brenda.

Tollovi e madhe është krijuar par hyrjes së hotelit, ku Veteranët dëgjohen vazhdimisht me thirrjet “UÇK, UÇK”./Lajmi.net/

Pamjet më poshtë: