U tha se refuzoi Kosovën, reagon Leon Dajaku
Leon Dajaku ka reaguar ndaj zërave që ai ka refuzuar Kombëtaren e Kosovës për tu paraqitur me Kombëtaren gjermane.
Sport
Sulmuesi i Bayern Munchen, Leon Dajaku ka reaguar ndaj zërave se ai ka zgjedhur për të përfaqësuar Kombëtaren gjermane, transmeton lajmi.net.
Dajaku zgjodhi rrjetin e tij social, Instagram, ku i është kundërpërgjigjur mediave kosovare.
Ditë më parë Dajaku në kanalin zyrtar të Union Berlin deklaroi se ka zgjedhur për të përfaqësuar Gjermaninë, gjë që bëri bujë në Kosovë.
Tani ai ka reaguar në rrjetin social Instagram, ku ka postuar një story.
“Për të gjithë kosovarët që për vendimet e mia dëgjoni histori të tilla, janë të gabuara për sa kohë që ju nuk e dini mendimin tim dhe nuk keni nevojë të paragjykoni vendimin tim”, deklaroi Leon Dajaku./Lajmi.net/