U takuan për të mos u ndarë më kurrë – Si dashuria e Elizabeth dhe Philip fitoi mbi kundërshtitë e të gjithëve

“Ai është dikush që nuk merr lehtësisht komplimente, por ai ka qenë, thjesht, forca dhe qëndrueshmëria ime gjithë këto vite".

Fun

11/04/2021 09:15

Më 20 nëntor 1997, natën e 50-vjetorit të saj të martesës, mbretëresha Elizabeth bëri një fjalim para ish-kryeministrit Tony Blair dhe dhjetra të ftuarve në Londër.

Ishte relativisht i shkurtër dhe i përmbledhur, siç janë zakonisht fjalimet e saj.

Por, në fund të fjalës së saj, ajo foli për burrin e saj, Princin Philip, me një emocion të thellë dhe jo karakteristik:

“Ai është dikush që nuk merr lehtësisht komplimente, por ai ka qenë, thjesht, forca dhe qëndrueshmëria ime gjithë këto vite”.

Ata u takuan për herë të parë në Britannia Royal Naval College, në vitin 1938, ku Philiph, një kadet 18-vjeçar, u prezantua me një princeshë 13-vjeçare, Elizabeth-ëne Anglisë, ndërsa ajo po udhëtonte nëpër terren.Të dy filluan të shkëmbenin letra gjatë viteve të luftës.

Pavarësisht nga titulli i tij madhështor, fillimisht kishte disa rezistenca në lidhje me martesën nga mbretëria.

Shumë menduan se Philiph ishte aspak anglez për t’u martuar me princeshën e atëhershme, Elizabeth, por kjo e fundit ishte këmbëngulëse.

Në një njoftim zyrtar në korrik të vitit 1947, ai mbajti mbiemrin e ri të anglikizuar: Mountbatten. Muaj më vonë, ai hoqi dorë nga e drejta e tij për fronet greke dhe daneze.

Atë nëntor, ata u martuan para 2,000 njerëzve në Westminster Abbey. /Lajmi.net/