U shpall fajtor për abuzim seksual, Harvey Weinstein dërgohet me urgjencë në spital

Havey Weinstein është shtruar në spital.

ShowBiz

26/02/2020 10:21

Avokatët e Harvey Weinstin thonë se ai u shtrua në spital për shkak të problemeve shëndetësore kronike, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

I akuzuari ishte dashur që të deri tani të mbyllej në ishullin Rikers.

Përkundrazi, ish-manjati i filmit është në një spital të Manhattan, një ditë pasi u dënua për sulm seksual të shkallës së parë dhe përdhunimin në shkallë të tretë.

Ambulanca që transportonte Weinstein në Rikers të hënën u dërgua në Spitalin e Bellevue për shkak të problemeve të zemrës dhe presionit të lartë të gjakut, tha avokati i tij Donna Rotunno.

Edhe pse Weinstein “është në rregull”, 67-vjeçari ka “çështje të rëndësishme mjekësore”, tha Rotunno.

Dënimi i tij është caktuar për 11 mars, ndërsa Winstein mund të përballet me të paktën 5 vjet burg. /Lajmi.net/