U rrahë nga Jozi, Policia e interviston Edin

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi, është intervistuar sot nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e fundit me Jozefin Markun. Intervistimi i Kuçit është bërë në kuadër të rastit penal për të cilin Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur veprimet gjatë ditës së sotme, transmeton lajmi.net. Prokurori kujdestar ka hapur rastin me…

ShowBiz

04/09/2026 22:51

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi, është intervistuar sot nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e fundit me Jozefin Markun.

Intervistimi i Kuçit është bërë në kuadër të rastit penal për të cilin Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur veprimet gjatë ditës së sotme, transmeton lajmi.net.

Prokurori kujdestar ka hapur rastin me iniciativë të tij, ndërsa Jozefin Marku dyshohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, e ka konfirmuar për media se Kuçi është intervistuar nga Policia.

“Po, mund ta konfirmoj që është intervistuar sot”, ka deklaruar Nikqi.

Rasti lidhet me përplasjen mes dy ish-banorëve, e cila ditët e fundit ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe ka shkaktuar reagime të shumta edhe në rrjetet sociale./lajmi.net/