U rrah për një borxh, u ikën rrëmbyesve një person në Prishtinë

Për një borxh që kishte ndaj tyre, një qytetarë nga Prishtina u rrëmbye nga disa persona.

Lajme

30/08/2021 10:05

Në kohën sa u mbajt peng, ai u rrahë dhe u kërcënua me armë. Por, më pas arriti të ikë. Kështu thuhet t’i ketë ngjarë këtyre ditëve një personi nga Prishtinë, derisa rasti është raportuar dje në policinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Viktima mashkull kosovar ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë kërkuar një shumë parash  për një borxh që viktima e kishte. Të njëjtit, e kishin rrahur dhe kërcënuar me armë zjarri. Viktima ka arrit të ik nga shtëpia ku ishte duke u mbajtur”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Tutje, policia ka njoftuar se, viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe rasti është nën hetime nga njësitë relavante./Lajmi.net/