U rendit i katërti në garën për Topin e Artë, reagon Benzema: Shfaqja duhet të vazhdojë

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema ka reaguar pasi Lionel Messi fitoi Topin e Artë.

Sport

29/11/2021 23:11

Francezi u rendit i katërti në këtë garë, pavarësisht që shumica e kanë parë si vendim jo i drejtë, duke marrë parasysh formën fenomenale që kaloi Benzema në vitin 2021, transmeton lajmi.net.

Tani, Benzema ka reaguar në rrjetin social “Instagram”, duke falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen.

“Faleminderit të gjithëve që më mbështetni. Unë luajë futboll për ju dhe shfaqja duhet të vazhdojë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Karim Benzema (@karimbenzema)

Ndërkohë, para Benzemas për Topin e Artë u renditen Messi, Leëandoëski dhe Jorginho./Lajmi.net/