U ofroi 20 euro ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet i dyshuari në pikën kufitare Dheu i Bardhë
Një person është arrestuar në pikë kalimin kufitar të Dheu i Bardhë, për shkak se i ofroi 20 euro ryshfet zyrtarëve policorë. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari këtë veprim e bëri për t’iu shmangur pagesës së sigurimit të automjetit që kishte me targa të huaja. “Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i…
Lajme
Një person është arrestuar në pikë kalimin kufitar të Dheu i Bardhë, për shkak se i ofroi 20 euro ryshfet zyrtarëve policorë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari këtë veprim e bëri për t’iu shmangur pagesës së sigurimit të automjetit që kishte me targa të huaja.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti “në hyrje” gjatë kontrollit të dokumentacionit nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies nga pagesa e sigurimit të automjetit (me targa të huaja) në BKS, zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme 20 € në formë ryshfeti”, thuhet në raportin 24-orësh.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.