U largua nga Vetëvendosja, Berat Lahu shpërthen në kritika ndaj partisë, flet edhe për rastin e Badocit
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pjesë e së cilës ishte deri ditën e sotme. Lahu kritikoi ashpër edhe Kryetarin e Degës së Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitia në seancën e parë si asamblist i pavarur. Tutje ai shtoi se Arben Vitia sabotoi qëllimisht fushatën për zgjedhjet lokale të…

Lajme
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pjesë e së cilës ishte deri ditën e sotme.
Lahu kritikoi ashpër edhe Kryetarin e Degës së Vetëvendosjes në Prishtinë, Arben Vitia në seancën e parë si asamblist i pavarur.
Tutje ai shtoi se Arben Vitia sabotoi qëllimisht fushatën për zgjedhjet lokale të vitit 2021.
“Garën për kryetar e kemi humbur turpërisht. Unë i kam thënë Arben Vitisë se ne [LVV-ja] kemi humb, s’ka fitu LDK-ja, nuk ka fitu Përparim Rama. Me pas dashtë Vetëvendosje s’kish pas kush që e mund. Por, kandidati.. ai s’ka dashtë, ai e ka sabotu fushatën dhe këta e dijnë plot. Dhe kjo është e shkruar në raportin tim për fushatën si pjesë e shtabit”, tha Lahu.
Gjatë kritikave për Arben Vitinë, Lahu vazhdoi duke potencuar se “dikush që prej 65% e sjell subjektin në 35%, duhet të japë dorëheqje”.
“Arben Vitia s’ka jep dorëheqje, ka vazhdu prapë”, shprehu zhgënjim Lahu.
“Vendimi ma i turpshëm që e ka bë thyerjen nuk është ai i Badocit, por Badoci ka qenë simptoma për shkak se ne jemi manipulu ku vet kolegia Nora ka thënë se ky vendim është për Prokurori. Edhe unë pajtohna për këtë, por unë kam qëndruar nën mashtrimin e Gëzim Sveçlës që ky qëndrim është i kryesisë qendrore dhe i Albin Kurtit”, tha në fund ai.
Kujtojmë që bashkë me Berat Lahun, edhe Edmond Azemi nuk do jetë më pjesë e grupit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës./Lajmi.net/