Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Prokuroria në Pejë kërkon reagim në kohë dhe më shumë angazhim në punë

Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Pejës, Valbona Disha Haaxhosaj, pas marrjes së detyrës me vendim të KPK-së, ka mbajtur takim me të gjithë prokurorët e kësaj prokurorie. Gjatë takimit, u.d. e Kryeprokurores Disha-Haxhosaj ka kërkuar nga prokurorët që të shtojnë përkushtimin dhe vigjilencën në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre, me theks të…

Lajme

02/11/2026 10:13

Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Pejës, Valbona Disha Haaxhosaj, pas marrjes së detyrës me vendim të KPK-së, ka mbajtur takim me të gjithë prokurorët e kësaj prokurorie.

Gjatë takimit, u.d. e Kryeprokurores Disha-Haxhosaj ka kërkuar nga prokurorët që të shtojnë përkushtimin dhe vigjilencën në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre, me theks të veçantë në trajtimin e rasteve gjatë kujdestarive, duke siguruar reagim me kohë dhe trajtim profesional të secilit rast.

“Me këtë rast, ajo ka theksuar se do të jetë në mbështetje të vazhdueshme të të gjithë prokurorëve të shtetit, duke ofruar bashkëpunimin dhe përkrahjen e saj në çdo situatë ku kërkohet ndërhyrja dhe mbështetja e udhëheqjes së Prokurorisë. Në kuadër të organizimit të brendshëm dhe koordinimit të punës, me vendim të u.d. së Kryeprokurores, prokurori i shtetit Ermal Demhasaj është caktuar koordinator i rasteve të dhunës në familje, për një periudhë të pacaktuar”, thuhet në komunikatë.

Nga Prokuroria në Pejë kanë njoftuaar se u.d e Kryeprokurores ka mbajtur takim edhe me stafin administrativ të Prokurorisë Themelore në Pejë, nga i cili ka kërkuar angazhim dhe intensitet të shtuar në punë, respektim të plotë të dispozitave ligjore dhe përmbushje profesionale të detyrave dhe përgjegjësive, me qëllim të shmangies së lëshimeve eventuale dhe menaxhimit sa më efikas të punëve dhe proceseve administrative në institucion.

“U.d. e Kryeprokurores Disha-Haxhosaj ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, përgjegjësisë institucionale dhe koordinimit ndërmjet të gjithë punonjësve, në mënyrë që Prokuroria Themelore në Pejë të vazhdojë përmbushjen e mandatit dhe përgjegjësive të saj ligjore”, ka njoftuar Prokuroria në Pejë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: