Scheuebel: BE riafirmon përkushtimin ndaj lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Kosovë, të gjitha sulmet ndaj tyre të hetohen plotësisht
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel ka shkruar në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve. Ai ka thënë se BE riafirmon përkushtimin ndaj lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Kosovë. “Në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve, riafirmoj përkushtimin e Bashkimit Evropian…
Lajme
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel ka shkruar në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve.
Ai ka thënë se BE riafirmon përkushtimin ndaj lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Kosovë.
“Në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve, riafirmoj përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj lirisë së medias dhe sigurisë së gazetarëve në Kosovë. Të gjitha sulmet ndaj gazetarëve duhet të hetohen në mënyrë të plotë dhe përgjegjësit të mbahen para drejtësisë. Mbrojtja e gazetarëve nënkupton mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtës së publikut për t’u informuar”, ka shkruar Schuebel. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
On the International Day to End Impunity for Crimes against Journalists, I reaffirm the 🇪🇺 EU’s commitment to media freedom and journalists’ safety in 🇽🇰Kosovo.
All attacks against journalists should be thoroughly investigated and those responsible held accountable.
Protecting journalists means protecting democracy and the public’s right to know.
#EUbyYourSide— Dirk Schuebel (@EUAmbKS) November 2, 2026