“Për ju është rutinë, për mua është jetë…” – Rreth 1 mijë e 900 euro pagë merr gjyqtari Migjen Kastrati të cilit i kërkoi ndihmë Arlinda Zekaj

Migjen Kastrati, është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë dhe e ushtron profesionin e tij në këtë institucion që nga viti 2017. Kastrati gjatë viteve të punës së tij, ka marrë vendim edhe për rastin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës me 28 tetor 2026. Në…

Lajme

02/11/2026 10:14

Migjen Kastrati, është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë dhe e ushtron profesionin e tij në këtë institucion që nga viti 2017.

Kastrati gjatë viteve të punës së tij, ka marrë vendim edhe për rastin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës me 28 tetor 2026.

Në një letër të publikuar nga Natyra Kuçi asamblesite në Deçan nga Partia Socialdemokrate , e cila mban datën 7 shtator 2026, Arlinda Zekaj i ka shprehur shqetësimet e saj Migjen Kastratit lidhur me sigurinë personale dhe të fëmijës, duke kërkuar trajtim të çështjeve që lidhen me mbrojtjen dhe kujdestarinë e fëmijës.

Ajo i drejtohet gjyqtarit me një mesazh të drejtpërdrejtë, ku thekson rëndësinë që kanë për të vendimet që merren nga institucionet e drejtësisë.

“Për ju është rutinë, për mua është jetë dhe veç Zoti e di pse ty të ka zgjedhë të shpëtosh jetë”, kishte shkruar e ndjera.

Letra:

Migjen Kastrati në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2026, ka deklaruar se merr pagë 1 mijë e 899 euro apo pagë vjetore gjithsej 22 mijë e 794 euro.

Ai gjithashtu ka deklaruar edhe 244 euro shtesa dhe kompenzime tjera nga Akademia e Drejtësisë.

Ai ka deklaruar gjithashtu se ka 2 mijë e 130 euro kursime nga paga.

Tek pasuritë e paluajtshme, Kastrati ka deklaruar truall në vlerë 24 mijë e 376 euro, pyll në vlerë 7 mijë e 97 euro, livadh në vlerë 9 mijë e 957 euro dhe një shtëpi në vlerë 21 mijë e 120 euro të gjitha të trashëguara.

Pas publikimit të letrës së lartpërmendur, në opinionin publik është kërkuar dorëheqja e Migjen Kastratit dhe të gjithë personave të cilët i ka kontaktuar Arlinda Zekaj duke kërkuar ndihmën e tyre.

Deri tani, janë suspenduar kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë Lumturije Vuçetaj dhe prokurorja Arlinda Nallbani Gacaferi dhe 11 zyrtarë policorë të stacionit policor në Pejë.

Të premtën gjithashtu ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. /Lajmi.net/